KRYEFAQJA » LAJME » Rinis punën komisioni parlamentar për reformën në drejtës
Rinis punën komisioni parlamentar për reformën në drejtës

Rinis punën komisioni parlamentar për reformën në drejtës

Pas me se tre javë ndërprerjeje, komisioni  posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi rinisi punën me prani edhe të përfaqësuesve të opozitës. Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura që zgjati për mëse 5 orë, deputeti Eduart Halimi bëri të njohur se nga 10 çështje poltike mbi të cilat u dialogua, kompromis është arritur mbi pika kyçe sic është mekanizmi antikorrupsion.

Pavarësisht mos gjetjes në këtë mbledhje të dakortësisë për një pjesë çështjesh që kanë të bëjnë me ngritjen e institucioneve të reja, Halimi tha se palët kanë shprehur vullnetin për të vijuar dialogun në javët në vazhdim.

Rifillimi i punës së komisionit parlamentar për refromën në drejtësi është përshëndetur Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Përmes një deklarate të përbashkët shprehet mbështetje për rifillimin e dialogut. Ata u bënë thirrje partive politike që të dëgjojnë zërin e 91 përqind të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa.
“Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”, thuhet në kete deklaratë.
Rikthimi i opozitës në punimet e komisionit për reformën në drejtësi erdhi pas miratimit të enjten në kuvend të dy kërkesave të saj ngritjen e komisionit hetimor për CEZ-in dhe interpretimin nga Gjykata Kushtetuese për vlefshmërinë e mandateve të dy deputetëve. Pas përmbushjes së këtyre kushteve demokratët i dhanë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin. Vendimi që u zyrtarizua në mbledhjen e Kryesisë së demokratëve do t’i rikthejë ata në komisionet parlamentare duke filluar nga dita e hënë.