KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rinisin sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik
image

Rinisin sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik

Koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia. Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grushshtet në Turqi, më 15 korrik. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë ripahur hapësirën ajrore për avionet ushtarakë të dielën. “Për rrjedhojë, operacionet kundër Shtetit Islamik kanë rinisur”, tha Cook. Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar SHBA-në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër Shtetit Islamik.