KRYEFAQJA » LAJME » Rinovohet rrjeti Ujësjellësit në rrugën “Vllazen Huta” në Tiranë
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë

Rinovohet rrjeti Ujësjellësit në rrugën “Vllazen Huta” në Tiranë

Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit është një ndër problemet e infrastrukturës së kryeqytetit. Në bllokun e pallateve në rrugën “Vllazën Huta”, pranë Ministrisë së Jashtme këtij shqetësimi po i jepet zgjidhje. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime Tiranë kanë nisur punën për shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, shtrimin e rrugës dhe pajisjen e saj me sinjalistikën e nevojshme.

Veliaj përsëriti pagesa me korrektesën e taksave dhe faturës së ujit është një ndër kriteret që po ndiqet në përzgjedhjen e zonave ku po kryhen investimet.

Kjo nuk është e vetmja zone ky UKT po zëvëndëson rrjetin e shpërndarjes së ujit. Paralelisht po shtohet edhe depot e ujit në zonat periferike të Tiranës.

Kryebashkiaku rikujtoi premtimet e një viti më parë gjatë fushatës elektorale dhe u zotua sërish se investimet në kryeqytet do të vijojnë.