KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rio 2016”, arrestohet grupi terrorist
"Rio 2016", arrestohet grupi terrorist
EPA/Antonio Lacerda

“Rio 2016”, arrestohet grupi terrorist

Policia federale braziliane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes,  një grup njerëzish të cilët ishin përgatitur të organizonin sulme terroriste gjatë Lojrave Olimpike në Rio de Zhaneiro. Lajmi është publikuar në faqen e internetit të gazetës “O Globo”. Ky është arrestimi i parë në Brazil dhe Ministri i Drejtësisë, Alexandre de Moraes tha: “Ne kemi zbuluar këtë grup nëpërmjet mesazheve në WhatsApp, ku shkruheshin planet për aktet terroriste që po përgatiteshin nën moton e mbrojtjes së islamizmit nga të krishterët. Ne kemi provuar se këta njerëz kontaktonin me shtetin islam dhe se Brazili ishte një nga objektivat për akte terrosite”. Deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa janë në kërkim dy të tjerë. Të gjithë personat e arrestuar janë qytetarë brazilianë. Në Brazil masat kundër terrozimit u forcuan më shumë pas sulmeve të ndodhura në Nisë disa ditë më parë.