KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Atletja indiane Singh doli pozitive me virusin H1N1
Rio 2016: Atletja indiane Singh doli pozitive me virusin H1N1
EPA/WU HONG

Rio 2016: Atletja indiane Singh doli pozitive me virusin H1N1

Atletja indiane Sudha Singh, e cila është izoluar në një spital pas kthimit nga pjesmarrja në Lojërat Olimpike, Rio 2016, nuk ka marrë virusin Zika siç mendohej në fillim, por ka dalë pozitive me virusin H1N1, i njohur si gripi i derrit. Këtë e ka bërë të ditur agjencia indiane e shtypit ANI.

Singh, 30 vjeçe, që ka marrë pjesë në baterinë e tretë të garës 3.000 metra me pengesa, por jo në të njëjtën bateri me Luiza Gegën, ndodhet e shtruar në spitalin Fortis në Bangalore. Duke ditur rrezikshmërinë e virusit H1N1, që doli në pah nga analizat, atletja do të mbahet në izolim për të paktën shtatë ditë.