KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “RIO 2016”, Bolt fiton në 100m, por nuk ka rekord
Lojrat olimpike Rio 2016
EPA/FRANCK ROBICHON

“RIO 2016”, Bolt fiton në 100m, por nuk ka rekord

Ato janë 10 sekondat më të ndjekura, ndërsa ai është padyshim mbreti i tyre. Ka shkruar historinë, por, përkundër asaj që dha në gjysmëfinale apo asaj që pritej prej tij, pa arritur të thyejë rekordin botëror të garës së 100 metrave. Jusein Bolt, ka arritur të bëhet olimpisti i parë që fiton 3 herë radhazi në garat e atletikës, duke i shtuar kurorës së siguruar në “Pekin 2018” dhe asaj në “Londër 2012”, edhe një titull të kampionit olimpik në “Rio 2016”. Xhamajkani ka kapërcyer një nisje të dobët të garës së zhvilluar rreth orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, duke qenë prapa amerikanit Xhastin Gatlin në 50-60 metrat e para, por duke vijuar të shpërthejë në 40 metrat e fundit dhe duke mbërritur i pari në finish. Me kohën 9 sekonda e 81 të qindtat, Bolt ishte shumë larg 9 sekondave e 69 të qindtave që pati vendosur si rekord botëror në Pekin para 8 vjetësh, por edhe më larg se 9 sekondat e 63 të qindtave që vrapoi në Londër. Gatlin mbërriti i dyti në finish me 9 sekonda e 89 të qindtat, ndërsa podiumin e plotësoi kanadezi Andre De Gras, me kohën 9 sekonda e 91 të qindtat. Sikundër e gjithë kjo Olimpiadë e 31-të Verore, që po mbahet në Brazil, edhe emicionet e garës së 100 metrave u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Para Mbrapa

EPA/YOAN VALAT
EPA/YOAN VALAT

 

EPA/DEAN LEWINS
EPA/DEAN LEWINS

 

EPA/DEAN LEWINS
EPA/DEAN LEWINS

EPA/SRDJAN SUKI
EPA/SRDJAN SUKI

EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/FRANCK ROBICHON

EPA/ANTONIO LACERDA
EPA/ANTONIO LACERDA

 

EPA/ETTORE FERRARI
EPA/ETTORE FERRARI

 

EPA/DEAN LEWINS
EPA/DEAN LEWINS

EPA/LUKAS COCH
EPA/LUKAS COCH

 

EPA/SRDJAN SUKI
EPA/SRDJAN SUKI

 

EPA/DEAN LEWIS
EPA/DEAN LEWIS

 

EPA/LUKAS COCH
EPA/LUKAS COCH

 

EPA/LUKAS COCH
EPA/LUKAS COCH

EPA/DEAN LEWINS
EPA/DEAN LEWINS

 

EPA/BERND THISSEN
EPA/BERND THISSEN

 

EPA/BERND THISSEN
EPA/BERND THISSEN

 

EPA/ANTONIO LACERDA
EPA/ANTONIO LACERDA

EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

 

EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

  

Para Mbrapa