KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, Bolt: pa probleme në eleminatorët e 200m
EPA/YOAN VALAT

RIO 2016, Bolt: pa probleme në eleminatorët e 200m

Jusein Bolt bëri një tjetër hap drejt asaj që është mbiquajtur “Treshja e trefishtë”, teksa kaloi pa probleme baterinë eliminatore të garës së 200 metrave. Xhamajkani, i cili fitoi titullin e 3-të olimpik radhazi në garën e 100 metrave, synon të përsërisë, për të tretën Olimpiadë, suksesin e tij të medaljeve të arta në 100, 200 dhe stafetën 4 x 100 metra, që arriti në Pekin 2008 dhe Londër 2012. Bolti, i cili synon të përmirësojë rekordin e vendosur në 2009-n, me 19 sekonda e 19 të qindtat, ishte mjaft larg kësaj kohe, duke e uluru ritmin në 50 metrat e fundit dhe duke mbërritur në finish me kohën 20 sekonda e 28 të qindtat. “I urrej garat e mëngjesit, prandaj jam i lumtur që e hoqa qafe këtë garë”, – ka deklaruar Bolti pas garës. Gjysmëfinalet e 200 metrave do të zhvillohet duke u gdhirë e enjtja, rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe do të sillet për sportdashësit, sikundër e gjithë kjo Olimpiadë, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.