KRYEFAQJA » LAJME » Bota » RIO 2016, BRAZILI MUND GJERMANINË NË FINALE
EPA/ALEJANDRO ERNESTO
EPA/ALEJANDRO ERNESTO

RIO 2016, BRAZILI MUND GJERMANINË NË FINALE

Brazili është shpallur kampion olimpik në futboll për meshkuj, duke mposhtur Gjermaninë në finale, por vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën në barazim 1-1. Megjithatë, për të marrë këtë medalje olimpike, brazilianëve u është dashur për të pritur, në kuptimin e vërtetë të fjalës, deri në goditjen e fundit. Vendasit, të udhëhequr nga futbollisti i Barcelonës, Nejmari, kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 27-të, pas një ekzekutimi mjeshtëror që ai i bëri një goditjeje të lirë në kufinjtë e zonës. E këtë epërsi minimale të Brazilit do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa gjermanët, të cilët kishin goditur 3 herë portën e vendasve në pjesën e parë, e gjetën më në fund golin në minutën e 59-të, me anë të Maks Majerit. Në barazim 1-1 do të mbyllen 90 minutat e kohës së rregullt, ashtu sikundër edhe gjysmëora shtesë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe gjithçka do t’u drejtohet goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave. Në një duel nervash, gjermanët do të gabojnë goditjen e 5-të dhe do të jetë pikërisht Nejmari ai që do të realizojë, duke e çuar tifozerinë vendase në delir. Sikundër e gjithë Olimpiada, edhe finalja e futbollit të meshkujve u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.