KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rio 2016: Ceremonia e ekipit olimpik shqiptar
rio 2016, shqiperia, ekipi shqiptar, ceremonia mberritjes, lojrat olimpike

Rio 2016: Ceremonia e ekipit olimpik shqiptar

Flamuri Shqiptar është ngritur nën tingujt e himnit kombetar ne Fshatin Olimpik Rio 2016. Ne nje ceremoni plot ngjyra dhe spektakel, Kryetarja e Fshatit Olimpik, legjenda e basketbollit braziljan Janeth Arcain, pjesemarrese ne 4 Olimpiada, i shprehu sportisteve dhe zyrtareve pjesemarres falenderimin për prezencën e tyre ne Rio2016, duke njohur dhe vleresuar angazhimin dhe sakrificat qe ata bejne dhe per te dhënë vlerat me te mira qe sporti i dhuron. Ajo siguroi qe do te beje me te miren qe qendrimi ne Fshat pergjate lojerave te jete i kendshem. Ne perfumdim te ceremonise u shkembyen simbolet e rastit. Përveç ekipit olimpik shqiptar, Fshati Olimpik ne Rio eshte duke mirepritur sportistet e dhe zyrtaret e 205 Komiteteve Olimpike pjesemarrese ne Lojërat Olimpike. Edhe ekipi Shqiptar eshte akomoduar dhe po fillon te pershtatet me jeten sociale te fshatit i cili dita dites behet me dinamik dhe me i populluar. Nderkohe, sportistet Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj dhe Briken Calja kane filluar stervitjet e tyre neper qendrat strevitore te vena ne dispozicion nga Komiteti Organizator. Ne ditet ne vijim pritet t’i bashkohen ekipit notari Sidni Hoxha, atletja Luiza Gega dhe peshëngritësja, Evangjeli Veli.