KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “RIO 2016”, Eliminohet edhe Serena Uilliams
EPA/MICHAEL REYNOLDS

“RIO 2016”, Eliminohet edhe Serena Uilliams

Kampionia olimpike në fuqi dhe numri 1 i tenisit botëror të femrave, Serena Uilliams, u eliminua të martën nga Lojërat e 31-ta “Rio 2016”, duke u mundur në dy setet 4-6 dhe 3-6 përballë Elina Svitolina së Ukrainës. Eliminimi i hoqi amerikanes 34-vjeçare mundësinë për të fituar një medalje të 5-të olimpike dhe tanimë Olimpiada e Brazilit ka përfunduar edhe familjarisht, pasi ajo dhe motra e saj, Venusi, që erdhën si kampionë olimpikë në fuqi, u eliminuan që në turin e parë. 21-vjeçarja Svitolina do të përballet tanimë me dy herë fituesen e Uimbëlldonit, Petra Kvitova, për një vend në gjysmëfinale. Serena Uilliams, e cila vuajti një dëmtim në shpatull, e vlerësoi lojën e kundërshtares, duke thënë se fitoi më e mira, ndërsa theksoi se synimi i saj real kishte qenë thjesht pjesëmarrja në Olimpiadën e Rios.