KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hedh poshtë apelimin e Rusisë
"Rio 2016", komente për përjashtimin e rusëve

Rio 2016: Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hedh poshtë apelimin e Rusisë

Grupi i atletikës së Rusisë nuk do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike, Rio 2016. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv me seli në Lozanë të Zvicrës ka hedhur poshtë apelimin nga ana e Komitetit Olimpik të Rusisë dhe të 68 pjesëtarëve të skuadrës ruse të atletikës që lidhet me përjashtimin e tyre nga Olimpiada e Rio de Zhaneiros. Këtë e ka njoftuar vetë Gjykata në adresën e vet në internet.

Me 13 nëntor 2015, Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF – International Association of Athletics Federations), kishte pezulluar Federatën e Rusisë pas shpërthimit të skandalit të lidhur me drogën. Ky vendim është konfirmuar në dy apelimet e mëpasme që ka bërë Rusia. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka analizuar apelimin e paraqitur nga KOR dhe nga 68 pjesëtarët e skuadrës ruse të atletikës dhe me 3 korrik ka lënë në fuqi vendimin e IAAF-it. Pra si rrjedhojë Rusia nuk mund të marrë pjesë në garat e atletikës në Olimpiadën e Rio de Zhaneiros në muajin gusht. Po tani çfarë do të ndodhë me sportet e tjera?