KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016, hapet Qendra Ndërkombëtare e Policisë
rio 3

Rio 2016, hapet Qendra Ndërkombëtare e Policisë

Do të jetë një rrjet ndërkombëtar agjentësh dhe oficerësh policie ai që do të sigurojë një mbikëqyrje të vazhdueshme përgjatë gjithë Lojërave Olimpike. Autoritetet braziliane kanë hapur dje Qendrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor në Brazilia, ku agjentë dhe oficerë policorë nga e gjithë bota do të bashkojnë forcat për të garantuar sigurinë dhe mbikëqyrjen gjatë Olimpiadës së Rios. “Asnjë vend në botë dhe askush nuk mund të thotë me 100% siguri se nuk do të ketë krime, apo nuk mund të ndodhë një sulm terrorist”, ka deklaruar Ministri Brazilian i Drejtësisë, Aleksandre de Moraesh, i cili ka shtuar: “Është e pamundur ta thuash këtë, qoftë këtu në Brazil, qoftë në SHBA, qoftë në Evropë. Unë mund të them që ne i kemi bërë mjaft mirë “detyrat e shtëpisë”, kemi teknologjinë më të fundit dhe kemi bashkëpunim me vendet e tjera, prandaj garantojmë një Olimpiadë të sigurt.”