KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, Japonezja hedh “tuç” trajnerin e saj
EPA/SERGEI ILNITSKY
EPA/SERGEI ILNITSKY

RIO 2016, Japonezja hedh “tuç” trajnerin e saj

Tanimë është thyer klisheja e mundjes si një sport burrash, pasi femrat po tregojnë në “Rio 2016” se mund të dhurojnë spektakël në tapet edhe në këtë sport. Kështu ka ndodhur me mundësen japoneze, Kauai, e cila e ka fituar bindshëm duelin e saj për medaljen e artë ndaj bjelloruses Mamashuk. Por, më i veçantë sesa triumfi i saj, ka qenë mënyra e festimit nga ana e mundëses pas fitores. Menjëherë ajo ka shkuar të festojnë me trajnerin e saj, duke i bërë atij edhe një surprizë sportive, pasi e ka hedhur “tuç” jo një, por dy herë. Mënyra e festimit e ka elektrizuar sallën ku po mbahen garat e mundjes për femra, ndërsa japonezja ka vijuar ta shklyejë “gabimin” e saj ndaj trajnerit. Ajo e ka ngritur atë lart mbi supet e saj, duke e shëtitur rreth e rrotull tapetit me flamurin japonez të shpalosur.

Para Mbrapa

EPA/SERGEI ILNITSKY
EPA/SERGEI ILNITSKY

EPA/SERGEI ILNITSKY
EPA/SERGEI ILNITSKY

EPA/SERGEI ILNITSKY
EPA/SERGEI ILNITSKY

EPA/SERGEI ILNITSKY
EPA/SERGEI ILNITSKY

Para Mbrapa