KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, Jusein Bolt fiton edhe në garën e 200m
EPA/FRANCK ROBICHON

RIO 2016, Jusein Bolt fiton edhe në garën e 200m

Jusein Bolt tregoi në orët e para të mëngjesit të së premtes, me orën e Tiranës, se mbetet një sportist i jashtëzakonshëm, duke triumfuar bindshëm edhe në garën e 200 metrave. Pak ditë pasi kishte fituar medaljen e artë, xhamajkani fitoi të artën edhe në atë të 200 metrave, duke vijuar të shkruajë emrin e tij me gërma të arta në librat e historisë. 29-vjeçari fiton kështu për herë të 3-të radhazi kurorën olimpike në garën e 200 metrave, ndërsa tanimë mbetet vetëm një hap larg asaj që quhet “Treshja e Trefishtë”, domethënë fitimit të të 3 garave të shpejtësisë, 100 metra, 200 metra dhe stafetën ekipore 4 herë 100 metra. Në garën e zhvilluar rreth orës 03:40 të mëngjesit të së premtes dhe të sjellë për sportdashësit, sikundër e gjithë kjo Olimpiadë, nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Bolti bëri një paraqitje solide, duke kryesuar që nga fillimi dhe duke mbërritur në finish dukshëm i shkëputur nga ndjekësit e tjerë. Megjithatë, koha e tij prej 19 sekondash e 78 të qindtash, mbetet larg rekordit botëror prej 19 sekondash e 19 të qindtash, por edhe atij olimpik, prej 19 sekondash e 30 të qindtash, të mbajtura të dy prej tij. Vendin e dytë në garën e 200 metrave e mori kanadezi Andre De Gras, ndërsa të tretin, vetëm falë fotofinishit, francezi Kristof Lëmetrë.

Para Mbrapa
EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/YOAN VALAT
EPA/YOAN VALAT
EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/YOAN VALAT
EPA/YOAN VALAT
EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/FRANCK ROBICHON
EPA/MATT CAMPBELL
EPA/MATT CAMPBELL
Para Mbrapa