KRYEFAQJA » LAJME » “Rio 2016”, komente për përjashtimin e rusëve
"Rio 2016", komente për përjashtimin e rusëve

“Rio 2016”, komente për përjashtimin e rusëve

Përjashtimi i atletëve rusë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, për përdorim dopingu dhe sponsorizim të substancave të ndaluara, ka sjellë reagime të personaliteteve të atletikës. Ylli i atletikës ruse, rekordmenia botërore e kërcimit me shkop, Jelena Isinbajeva, i tha agjensisë TASS, se vendimi i KAS është një urdhër i pastër politik. 34-vjeçarja, medaliste në Olimpiadën e Londrës 2012, e ka quajtur këtë vendim si një funeral për atletikën ruse mospjesëmarrjen e atletëve të këtij shteti në Olimpiadën e Rios. Rekordmeni botëror i 100 dhe 200 metrave, Usain Bolt nga ana a tij tha se “është i trishtueshëm ky fakt, po rregullat janë rregulla”. “Nëse këtë vendim e ka marrë KAS, duhet të jetë i drejtë dhe atëherë unë jam dakort. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë që të bëjnë një sport të pastër” tha Usain Bolt.