KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Kosova përfaqësohet nga tetë atletë
Rio 2016: Kosova përfaqësohet nga tetë atletë

Rio 2016: Kosova përfaqësohet nga tetë atletë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro në Brazil.

Hasani e njoftoi ministrin Shala me përgatitjet që janë bërë deri tani, me përbërjen Ekipit Olimpik të Kosovës. Ai tha se Kosova do të ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit në Kosovë. Kreu i KOK më tej u shpreh se Ekipi Olimpik është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për një prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Rio.

Ministri Shala u shpreh se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin KOK-un dhe gjithë sportistët në këtë ngjarje shumë të rëndësishme të sportit botëror, dhe shtoi se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra është dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit në Kosovë.