KRYEFAQJA » LAJME » Bota » RIO 2016, Majkell Felps vijon “Valsin” e medaljeve
EPA/BERND THISSEN
EPA/BERND THISSEN

RIO 2016, Majkell Felps vijon “Valsin” e medaljeve

Falë një notimi të fuqishëm të Majkëll Felpsit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë triumfuar në stafetën e 4 x 100 metra stil i lirë. Kjo ishte medalja e 23-të olimpike për Felpsin dhe medalja e 19-të e artë, çka e bën atë sportistin që ka fituar më tepër medalje në Lojëra Olimpike. Franca u rendit e dyta, ndërsa Australia mori vendin e 3-të në këtë stafetë. Pas 100-metërshit të parë, ku Kaleb Dreseli mbeti prapa francezëve, Felpsi shpërtheu në pishinë, duke u dhënë amerikanëve kryesimin e garës. Dy notarët e tjerë të stafetës, Rajën Helldi dhe Nejtën Adriani nuk e dorëzuar këtë kryesim, duke u dhënë amerikanëve kohën 3 minuta, 9 sekonda e 92 të qindtat dhe duke i dhënë fund dominimit të francezëve në këtë garë në dy Botërorët e fundit dhe në Olimpiadën e fundit, “Londër 2012”. “Ishte stafeta ime e fundit dhe më e paharrueshme e 4 x 100 metrave dhe është një ndjesi e shkëlqyer që e fituam”, – ka deklaruar Felpsi pas garës.