KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Majlinda Kelmendi do të mbajë flamurin e Kosovës
Rio 2016: Majlinda Kelmendi do të mbajë flamurin e Kosovës
EPA/MAXIM SHIPENKOV

Rio 2016: Majlinda Kelmendi do të mbajë flamurin e Kosovës

Majlinda Kelmendi, një herë kampione bote në xhudo (Rio de Zhaneiro 2013) dhe dy herë kampione europe (Monpelje 2014 dhe Kazan 2016) do të jetë atletja që do të mbajë flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike, Rio 2016, në stadiumin Maracanà të prmten e ardhshme. Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojrat Olimpike me tetë sportistë.

Në një ceremoni të organizuar sot në Prishtinë, para nisjes për në Rio de Zhaneiro, Kelmendi tha: “Dua t’i tregoj botës se Kosova nuk është vetëm një vend i vogël me një histori lufte. Dua të tregoj anën e mirë të vendit tonë, ku të rinjtë bëjnë sport, shfaqje por edhe që munden të fitojnë”.