KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rio 2016: Masa sigurie për sulmet terroriste

Rio 2016: Masa sigurie për sulmet terroriste

Duke parë situatën e rrezikshme të krijuar nga sulmet terroriste në Evropë, Brazili ka menduar të organizojë një sulm imagjinar, gjatë ditës së hapjes së Lojërave Olimpike, për të vënë në provë forcat e veta të sigurisë. Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike do të zhvillohet në 5 gusht në stadiumin Marakana të Rio de Zhaneiros. Me këtë rast, është inskenuar një sulm terrorist nga deti , e për neutralizimin e tij morën pjesë më shumë se 2000 forca të ushtrisë, policisë, shoferët, vullnetarë dhe zyrtarë olimpikë. Përveç forcave të policisë, për raste sulmesh terroriste janë trajnuar edhe shoferët. Do të jenë rreth 250 autobusë, të cilët do të përdoren për të sjellë atletët olimpikë në stadium në ditën e ceremonisë së hapjes, e më pas gjatë ditëve të garave. Brazili, kryesisht është një komb paqësor, e nuk ka vuajtur kërcënime historike nga militantët. Megjithatë do të jenë rreth 85,000 forca policie, ushtarë dhe personeli tjetër të sigurisë, mbi dyfishin e numrit të përdorur në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012. Në Brazil pritet të jenë prezent më shumë se 10.000 atletë nga 200 vendeve të botës, të cilët do të konkurrojnë nga data 5 deri 21 gusht.