KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Një atlete indiane mendohet të jetë prekur nga Zika
Rio 2016: Një atlete indiane mendohet të jetë prekur nga Zika
EPA/MARCELO SAYAO

Rio 2016: Një atlete indiane mendohet të jetë prekur nga Zika

Në Indi atletja Sudha Singh, pas kthimit nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, Rio 2016, ndodhet e mbyllur në spitalin Fortis në Bangalore pasi ka shenja që lënë për të dyshuar se ka marrë virusin Zika. Këtë lajm e ka dhënë sot Hindustan Times.

Singh, 30 vjeçe, ka marrë pjesë në baterinë e tretë të garës 3.000 metra me pengesa, por jo në të njëjtën bateri me Luiza Gegën e cila ka garuar në baterinë e dytë. Atletja indiane ka patur temperaturë të lartë dhe dhimbje në nyjet e gjymtyrëve.

Nga analizat e para përjashtohet të ketë virusin e sëmundjeve të Dengue dhe Çikungunja-s. Kampionë të gjakut të saj janë dërguar në Institutin Kombëtar të Virusëve në Pune, i cili do t’i japë rezultatet për 48 orë.