KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016, përmbytet qendra televizive në plazhin e Kopakabanës

Rio 2016, përmbytet qendra televizive në plazhin e Kopakabanës

Përkundër këshillave të popullsisë dhe autoriteteve vendase, organizatorët e Lojërave Olimpike e ndërtuan qendrën televizive në breg të detit në plazhin e Kopacabanës. Dhe nuk vonuan edhe pasojat e një vendimi të tillë. Sikundër ishte paralajmëruar nga vendasit, qendra ishte shumë afër bregut dhe në fundjavë ajo u godit nga dallgët, duke shkaktuar edhe përmbytjen e pjesshme të saj. “Ne kemi kontaktuar me personat përgjegjës dhe i paralajmëruam, thotë Horacio Magalaesh, drejtues i një shoqate lokale për mbrojtjen e plazhit. “Këtu është krejt e papërshtatshme, sepse dallgët janë shumë të mëdha. Organizatorët na u përgjigjën se, nga kënvështrimi i inxhinierëve, gjithçka është e mundur. Por ata harruan të marrin në konsideratë forcën e natyrës”, përfundoi Magalaesh.