KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Provat e përgjithshme të ceremonisë së hapjes
Rio 2016: Provat e përgjithshme të ceremonisë së hapjes
EPA/VALDRIN XHEMAJ

Rio 2016: Provat e përgjithshme të ceremonisë së hapjes

Pesëmbëdhjetë mijë persona, vullnetarë dhe të dërguar të posaçëm, kanë ndihmuar mbrëmë në stadiumin Maracanà për provën e përgjithshme të ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike, Rio 2016, që është në program të mbahet të premten në stadiumin e famshëm. Shfaqja, që do të zgjsë pesë orë, do të përfaqësojë me lojë dritash dhe alegori një histori përmbledhëse të Brazilit, nga ardhja e kolonizatorëve deri tek veprat e urbanizimit të qyteteve të sotme.

Në fillim të shfaqjes, tri anije karavela do të përshkojnë fushën e blertë të stadiumit, ndërsa imazhe dhe pjesëmarrës do të krijojnë detin. Pastaj do të shfaqen kasollet dhe ndërtesa të bëra nga vendasit e asaj kohe, por edhe skllavëria që pësuan vendasit dhe kolonizimi për të arritur deri në barakat bashkëkohore të lagjeve të varfra.

Pas rishikimit të hisorisë, fillon pjesa që i përkushtohet muzikës braziliane, me një kalim të modeles Gisele Bundchen. Nuk do të mungojë më pas shndërrimi i stadiumit Maracanà në një sambodrom të Karnevaleve. Këto prova të përgjithshme u mbyllën kur disa figurantë dolën në pistë për të përfaqësuar kalimin para publikut të atletëve pjesëmarrës në Rio 2016.