KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, SHBA kryeson renditjen e medalieve
EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

RIO 2016, SHBA kryeson renditjen e medalieve

Festivali më i madh sportiv në planet, Lojërat Olimpike, që këtë verë mbajnë edicionin e 31-të të tyre, kanë mbyllur 10 ditët e para zyrtare të garave, duke shpërndarë edhe diçka më tepër sesa gjysmat e 2,102 medaljeve gjithsej që do të jepen në “Rio 2016”. Ndërkohë që në ditët e para kryesonte Kina, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në përfundim të ditës së 5-të patën marrë kryesimin e tabelës së medaljeve. Dhe amerikanët kanë vijuar ta konsolidojnë këtë kryesim, pasi kanë grumbulluar 26 medalje të arta, 23 medalje të argjendta dhe 26 të bronzta, duke regjistruar një total prej 75 medaljesh. Në vendin e dytë të renditjes është ngjitur Britania e Madhe, me 16 të arta, 17 të argjendta dhe 8 të bronzta, kur Kina ka zbritur një shkallë më posht1% në podium, në vendin e dytë, me 46 medalje gjithsej, nga të cilat 15 janë të arta, 14 të argjendta dhe 17 të bronzta. Dhjetëshen e të parëve e plotësojnë Rusia, Italia, Gjermania, Franca, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut. Ndërkohë, janë 71 vendet që kanë fituar të paktën një medalje në këtë Olimpiadë, kurse Evropa kryeson si kontinent, me thuajse gjysmën e medaljeve të fituara.