KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, SHBA kryeson renditjen e medaljeve
Lojrat olimpike Rio 2016

RIO 2016, SHBA kryeson renditjen e medaljeve

Festivali më i madh sportiv në planet, Lojërat Olimpike, që këtë verë mbajnë edicionin e 31-të të tyre, kanë mbyllur 5 ditët e para zyrtare të garave, duke shpërndarë edhe afro 1/4-ën e 2,102 medaljeve gjithsej që do të jepen në “Rio 2016”. Ndërkohë që në ditët e para kryesonte Kina, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në përfundim të ditës së 5-të kanë marrë kryesimin e tabelës së medaljeve. Aktualisht, amerikanët kanë marrë 11 medalje të arta, 11 medalje të argjendta dhe 10 të bronzta, duke regjistruar një total prej 32 medaljesh. Kinezët kanë zbritur në vendin e dytë, me 23 medalje gjithsej, nga të cilat 10 janë të arta, 5 të argjendta dhe 8 të bronzta. Shkallën e tretë të podiumit olimpik të medaljeve e mban Japonia, me 18 medalje gjithsej, nga të cilat 6 janë të arta, një e argjendtë dhe 11 të bronzta. Dhjetëshen e të parëve e plotësojnë Australia, Hungaria, Rusia, Koreja e Jugut, Italia, Britania e Madhe dhe Franca. Ndërkohë, janë 51 vendet që kanë fituar të paktën një medalje në këtë Olimpiadë, ku ka patur vende që kanë fituar medaljen e parë në histori, ndërsa duhet theksuar se delegacioni rus ka ardhur i zvogëluar në numër, për shkak të skandalit të dopingut.