KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016, Shqipëria me 5 sportistë
Rio 2016, Shqipëria me 5 sportistë

Rio 2016, Shqipëria me 5 sportistë

30 ditë përpara fillimit të Lojrave Olimpike në Rio De Zhaneiro, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka publikuar zyrtarisht emrat e sportistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë ngjarje të madhe sportiste.
Flamurtarja e delegacionit shqiptar do të jetë atletja e njohur Luiza Gega. Ajo është kualifikuar të marri pjesë në garat e 800 dhe 1500 metrave. Një tjetër atlet shqiptar që do të marri pjesë është Izmir Smajlaj, i cili do të garojë në kërcim se gjatë.
Në not Shqipëria do të përfaqësohet nga Sidni Hoxha dhe Nikol Merizaj. Hoxha do të garojë në 50 dhe 100 metra stil i lirë, ndërsa debutuesja Nikol Merizaj, do të konkurojë në 100 metra stil i lirë.
Në Rio 2016, do të marri pjesë edhe peshëngritja shqiptare e cila do të përfaqësohet nga peshëngritësi i njohur Briken Calja, në peshën 69 kg.