KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, SONTE CEREMONIA E MBYLLJES, DIREKT NË RTSH
rio2016, ceremonia e mbylljes, lojrat olimpike,
EPA/SERGEI ILNITSKY

RIO 2016, SONTE CEREMONIA E MBYLLJES, DIREKT NË RTSH

Lojërat e 31-ta Olimpike Verore, “Rio 2016”, që sikundër çdo veprimtari madhore sportive ndërkombëtare, po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ulin sonte siparin e tyre. Pas afro 20 ditëve garave, pasi disa sporte e nisën konkurrimin disa ditë para ceremonisë së hapjes, festivali më i madh sportiv në planet mbyllet me një tjetër ceremoni. Ashtu sikundër ceremonia e hapjes, e cila theu një sërë tabush sa i përket kostos, por edhe konceptit dhe mesazheve që përcolli, edhe ajo e mbylljes pritet të ketë risi të tjera. Ceremonia e mbylljes së kësaj Olimpiade do të vijë sonte pas mesnate, rreth orës 00:50, drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.