KRYEFAQJA » LAJME » RIO 2016, sonte në garë notari Sidni Hoxha
Lojrat olimpike Rio 2016

RIO 2016, sonte në garë notari Sidni Hoxha

Pas notares së re, Nikolë Merizaj, është renditur e 5-ta në baterinë e parë në disiplinën e 100 metrave stil i lirë, duke e mbyllur e 43-ta midis 48 sportistëve në renditjen e përgjithshme, sonte do të garojë një tjetër sportist. Bëhet fjalë për notarin Sidni Hoxha, i cili merr pjesë në garën e 50 metrave stil i lirë. Notari shqiptar do të garojë në baterinë e parë të kësaj gare, që nis në ora 18:00 dhe që, sikundër e gjithë Olimpiada “Rio 2016”, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Vlen të theksohet në këtë disiplinë do të konkurrojë edhe notari i Kosovës, Lum Zhavelli, i cili garon në baterinë e 5-të. Sidni Hoxha, së bashku me notaren tjetër, Merizaj, marrin pjesë me ftesë në “Rio 2016”, ashtu sikundër merr pjesë edhe rekordmeni i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, kurse nënkampionia e Evropës në 3,000 metra me pengesë, Luiza Gega, është kualifikuar me notë.