KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016, sportistë nga e gjithë bota zbarkojnë në Rio
rio 4

Rio 2016, sportistë nga e gjithë bota zbarkojnë në Rio

Lojërat Olimpike Verore janë padyshim festivali më i madh sportiv në planet, dhe në edicionin e 31-të të tyre, që do të nisë pas pak ditësh në Rio de Zhaneiro, pasi do të jenë plot 306 gara në 28 sporte të ndryshme, ku mbi 10,500 sportistë do të përfaqësojnë të 206 vendet anëtare të Komitetit Olimpik ndërkombëtar. E teksa i afrohemi hapjes së këtyre Lojërave, që do të ngrenë siparin më 5 gusht, duke vijuar deri më 21 gusht, në qytetin organizator, Rio de Zhaneiro, është rritur intensiteti i zbarkimit të delegacioneve dhe sportistëve pjesëmarrës nga e gjithë bota.