KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: Thiago Braz da Silva kërcen 6,03, rekord olimpik
Rio 2016: Thiago Braz da Silva kërcen 6,03, rekord olimpik
EPA/DIEGO AZUBEL

Rio 2016: Thiago Braz da Silva kërcen 6,03, rekord olimpik

Ka ardhur një befasi në finalen e kërcimit me shkop ku Renaud Lavillenie ka humbur kurorën të cilën e mori braziliani Thiago Braz da Silva. Francezi që katër vite më parë fitoi medaljen e artë në Londër, mendohej se do të përsëriste suksesin pasi kërcej 5,89, duke thyer rekordin olimpik të 2012-ës me një centimetër.

Por Thiago Braz da Silva, 22 vjeç dhe që nga viti 2014 stërvitet në Formia të Italisë nga Vitali Petrov, ish-trajneri i rekordmenit botëror Sergiej Bubka, në hedhjen e dytë kaloi kufirin e 6,03 dhe shkoi në vendin e parë, medalje e artë dhe rekord olimpik, duke lënë pas francezin i cili duhet të kënaqet me medaljen e argjentë. Në vendin e tretë doli amerikani Sam Kendricks me 5,85.

Para Mbrapa
EPA/YOAN VALAT
EPA/YOAN VALAT

 

EPA/ANTONIO LACERDA
EPA/ANTONIO LACERDA

EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

 

EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

 

EPA/ANTONIO LACERDA
EPA/ANTONIO LACERDA

EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

EPA/BERND THISSEN
EPA/BERND THISSEN

EPA/ANTONIO LACERDA EPA/LUKAS COCH
EPA/ANTONIO LACERDA EPA/LUKAS COCH

EPA/ANTONIO LACERDA
EPA/ANTONIO LACERDA

 

EPA/DIEGO AZUBEL
EPA/DIEGO AZUBEL

Para Mbrapa