KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016, triumfojnë Gjermania dhe SHBA në futboll për femra dhe basketboll
EPA/MARIO RUIZ
EPA/MARIO RUIZ

Rio 2016, triumfojnë Gjermania dhe SHBA në futboll për femra dhe basketboll

Gjermania në futboll për futboll për femra është shpallur kampione olimpik pasi ka mundur në finale suedinë me rezultatin 2-1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin mitik të Rios, Marakana.

Në basketboll për meshkuj Shtetet e bashkuara të amerikës kanë mundur në gjysmëfinale Spanjën me rezultatin 82-76. Amerikanët bëhen kështu finalistët e parë drejt titullit kampion olimpik. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Serbia ka mundur 87-61 Australinë. Në finalen e titullit kampion Olimpik do të ndeshen SHBA-serbi. Ashtu si çdo ditë, të gjitha veprimtaritë sportive të lojërave olimpike janë transmetuar drejtpëdrejt nga tre kanalet televizive të rrjetit të Radio televizionit Shqiptar.