KRYEFAQJA » LAJME » Rio 2016: WADA pranon laboratorin brazilian për analizat
Rio 2016: WADA pranon laboratorin brazilian për analizat

Rio 2016: WADA pranon laboratorin brazilian për analizat

Në Lojërat Olimpike, Rio 2016, do të jetë laboratori brazilian ai që do të bëjë analizat kundër drogës. Dy javë nga fillimi i lojrave, Agjencia Botërore Kundër Drogave (WADA – World Anti-Doping Agency) ka lajmëruar sot se e ka pranuar laboratorin, që muajin e shkuar e kishte pezulluar sepse nuk plotësonte kushtet ndërkombëtare.

Pas këtij vendimi, organizuesit e Lojrave Olimpike dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO – Comité International Olympique) munden të shfryjnë lirisht, sepse për të bërë analizat në fjalë do t’u duhej që t’i dërgonin kampionët e mbledhura larg nga Rio de Zhaneiro.