KRYEFAQJA » LAJME » Rishikim tjetër për buxhetin 2016
rishikim-tjeter-per-buxhetin-2016

Rishikim tjetër për buxhetin 2016

Përmes këtij projektligji të veçantë, që pritet ti shkoje kuvendit, ministria e financave zyrtarizon rishikimin e dytë të buxhetit të shtetit për këtë vit, vetëm dy muaj pas aktit normativ. Në relacionin shoqërues që zotëron TVSH pranohet se shkak për rishikim është pritshmëria e ulët në mbledhjen e të ardhurave. Dokumenti analizon se në fund të vitit të ardhurat tatimore në total llogariten 5 mld lekë më pak se plani. Referuar të dhënave të financave, nga 375.8 mld lekë të planifikuara si të ardhura tatimore, në fund të vitit pritet të mblidhen vetëm 370.7 mld lekë. Referuar relacionit, “tatimet dhe doganat” pritet të arkëtojnë 1.8% më pak se plani. Këto dy administrata pritet të realizojnë 351.6 miliardë lekë të ardhura nga 356.6 miliardë lekë të planifikuara. Peshën kryesore sipas financave në këtë mosrealizim e mban të ardhurat nga taksa e TVSH-së, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, me realizim rreth 4.8 miliardë lekë më pak se plani. Po ashtu edhe akciza dhe renta minerare llogariten 3.4 mld lekë më pak. Në relacion, ekspertët e ministrisë argumentojnë se këto pritshmëri për vitin 2016 ndikohen nga faktorë të jashtëm. Financat listojnë si faktor negativ në mbledhjen e të ardhurave, çmimet e mallrave bazë në tregjet botërore që kanë vijuar të mbeten të ulëta, rënien e normës bazë të interesit si dhe rënien me 10 përqind të eksporteve.