KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Risi në Festivalin e 54-t të Këngës në RTSH
Risi në Festivalin e 54-t të Këngës në RTSH

Risi në Festivalin e 54-t të Këngës në RTSH

Festivali i 54-t i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar vjen me një risi. Ndryshe nga vitet e shkuara, kur publiku njihej me këngët vetëm gjatë netëve të festivalit, këtë vit organizatorët kanë menduar që këngët konkurrente të publikohen më parë. Janë 30 këngë që prej disa kohësh janë ofruar në faqen e festivalit, www.festivali-rtsh.al, ndërsa prej ditës së enjten kanë filluar të tranmetohen edhe nga disa stacione të platformës digitale të RTSH. Kjo është një mundësi që publiku të dëgjojë dhe të vlerësojë këngët më të mira.
Festivali i Këngës në Radiotelevizonin Shqiptar, është festivali më i vjetër i muzikës së lehtë në Shqipëri dhe i pari ku këngët janë sjellë për publikun drejtërpërdrejtë gjatë netëve të zhvillimit të tij. Prej këtij festivali që nga viti 2004 ka dalë edhe kënga që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Euopian të Këngës. Vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me këngën “I’m Alive”.