KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Roja Bregdetare italiane: Mbi 5 mijë emigrantë pritet të mbërrijnë në brigjet e Mesdheut
eu_migration

Roja Bregdetare italiane: Mbi 5 mijë emigrantë pritet të mbërrijnë në brigjet e Mesdheut

Roja Bregdetare italiane ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rekord operacionesh shpëtimi emigrantësh në ujërat e Mesdheut. “Mbi 5 mijë emigrantë pritet të mbërrijnë gjatë orëve të ardhshme në brigjet italiane të Siçilisë, pas rreth 43 operacione shpëtimi të ekzekutuara këto 24 orë” informoi Roja bregdetare italiane. Operacionet e shpëtimit janë kryer në bashkëpunim me flotën e operacionit europian Frontex. Sipas rojes bregdetare italiane ky rekord zbarkimesh është një strategji e njohur e trafikantëve dhe skafistëve që përfitojnë nga moti i mirë e kushtet e përshtatshme klimatike të orëve të fundit.