KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Romani historik “Të jetosh në paqe”
te jetosh ne faqe, roman historik, naim berisha, nikolle berisha, skenderbeu

Romani historik “Të jetosh në paqe”

“Të jetosh në paqe” është titulli i romanit historik, që autori Naim Berisha u ka kushtuar parardhësve të tij, vëllezërve Dhimitër dhe Nikoll Berisha. Ata janë dy ish- gjeneralë të Skënderbeut, por edhe nipër të Pal Kastriotit, gjyshit të Skënderbeut. Origjina e tyre është nga Dibra e Poshtme, fshati Murr. Sipas autorit emrat e tyre ruhen ende në gojëdhëna, por shfaqën edhe në shkrimet e Marin Barletit, Nolit e studiuesve të huaj në arkivat e huaja që ai ka hulumtuar. Pas pjesëmarrjes me nder e bujë në betejën e Torviollit apo të Fushë Kosovës, Nikoll Berisha kapet nga Ballaban Pasha në betejën e Vajkalit në prill të vitit 1465 bashkë me 7 gjeneralë të tjerë, me në krye Moisi Golemin. Por për Nikollën fati pati një fund nga më tragjikët e kohës. Ndonëse Skënderbeu i ofroi haraç sulltanit për ta shpëtuar ushtarakun e tij të lartë, Nikoll Berisha u var dhe u rrop i gjallë në Stamboll. Sipas dokumentave të kohës kjo konsiderohet si tragjedia më e madhe e Skëndërbeut dhe botës së arbrit. Në shkrimin e këtij libri Naim Berisha ka shfrytëzuar arkivat e Londrës, Vjenës, Turqisë dhe Italisë.