KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Romano Prodi: “Europa Pa Ballkanin – Pa Serbinë, Pa Shqipërinë – nuk është Europë”
Romano Prodi: "Europa Pa Ballkanin – Pa Serbinë, Pa Shqipërinë – nuk është Europë"

Romano Prodi: “Europa Pa Ballkanin – Pa Serbinë, Pa Shqipërinë – nuk është Europë”

“Europa Pa Ballkanin – Pa Serbinë, Pa Shqipërinë – nuk është Europë”. Deklarata vjen nga ish presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi për austriaken “Der Standart”. Në bisedë politikani njohur italian, flet për ecurinë e Bashkimit Europian, Romano Prodi paralajmëron për për atë që e ka quajtur paralizim të BE. “Pikërisht në këtë kontekst as që nuk diskutohet më nëse vendet e Ballkanit i përkasin apo jo BE. Këtu çështja është më shumë se kur do të ndodhë kjo. Është e vertetë që ne deshëm të anëtarësonim pesë shtete të reja brenda dhjetë viteve, por ne pranuam dhjetë vende në pesë vjet”, ka paralelizuar Prodi situatën kur vende të ish BS janë anëtarësuar në BE nga administrata e atehershme europiane, duke qënë të mbështetura në prirjen e tyre drejt Europes.
Romano Prodi këmbëngul të reagohet me përgjegjësi në kushtet e reja të krijuara nga terrorizmi në territoret europiane. “Nëse kjo situatë do të ndikojë për pasigurinë e përgjithshme dhe tregjet europiane, kjo varet vetëm nga reagimi i BE” konstaton ish presidenti i Komisioit Europian.