KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Ronaldos i duhet të paktën një muaj kohë për t’u shëruar
Ronaldos i duhet të paktën një muaj kohë për t'u shëruar

Ronaldos i duhet të paktën një muaj kohë për t’u shëruar

Dëmtim i shkallës së parë të ligamentit anësor të gjurit të majtë. Ky është rezultati i analizave të para, sipas të përditshmes sportive spanjole Marca, për portugezin Cristiano Ronaldo që doli mbrëmë i dëmtuar nga finalja e Euro 2016 ne minutën e 25-të.

Për t’u shëruar nga dëmtimi i shkaktuar nga francezi Payet, yllit të Realit të Madridit i duhet të paktën një muaj, gjë që do ta mbajë atë larg ndeshjes me Seviljen e vlefshme për Superkupën e Europës që zhvillohet me 9 gusht në stadiumin Lerkendal të Trondheimit në Norvegji.