KRYEFAQJA » LAJME » Roshi, mesazh kërcënues në adresë të Blushit
ben blushi, parlament, mesazh kercenues, elvis roshi, celular

Roshi, mesazh kërcënues në adresë të Blushit

Deputeti socialist Ben Blushi ka lexuar nga foltorja e Kuvendit një mesazh të ardhur në adresën e tij nga kryetari i bashkisë së kavajës Elvis Roshi duke thënë se ai ndryshe prezantohet dhe ndryshe e prezantojnë.

Mesazhi i lexuar prej tij ka sjellë reagimet e deputeteve ku deputetja demokrate Jozefina Topalli akuzoi se sot gjykohen e arrestohen njerëz të pafajshëm dhe jo kriminelët.

Në përgjigje, deputeti socialist Taulant Balla tha se çdo kërcënim ndaj çdo deputeti duhet denoncuar e hetuar, por se vetëm reforma në drejtësi mund të garantojë dënim të ashpër për kriminelët.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit ka bërë me dije se do të ftojë për bisedë deputetin Blushi dhe më pas do të shqyrtojë masat që mund të merren per denoncimin e bëre prej tij.