KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Roskovec, çdo ditë mbi 80 ton perime për eksport

Roskovec, çdo ditë mbi 80 ton perime për eksport

Fermerët e zonës së Roskovecit çdo ditë po prekin përfitimet nga produktet bujqësore të serave. Në një prej pikave më të njohura të grumbullimit të perimeve në Suk të Poshtëm çdo ditë grumbullohen dhe më pas eksportohen 70-80 ton perime, kryesisht domate, speca dhe tranguj. Nga pikat grumbulluese të perimeve, fermerët shprehen të kënaqur me shërbimet që ofrohen ndaj tyre, si dhe me çmimet me të cilat shiten perimet që ata prodhojnë. Fermerët shprehen se në tri sezonet e prodhimit janë paguar në mënyrë korrekte, duke u motivuar për të shtuar sipërfaqet e serave në vitin që vjen. E gjithë kjo sasi perimesh që mblidhet në Sukë eksportohet në vendet e rajonit si Serbia, Rumania dhe Çekia.