KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rough Guides: Shqipëria, e pesta në botë për t’u vizituar gjatë 2016-ës.
Rough Guides: Shqipëria, e pesta në botë për t'u vizituar gjatë 2016-ës.

Rough Guides: Shqipëria, e pesta në botë për t’u vizituar gjatë 2016-ës.

Shqipëria renditet e pesta në botë për t’u vizituar për vitin 2016 sipas klasifikimit boteror, që bën një prej websiteve më të mirë në botë për udhëtimet, Rough Guides.

E përfshirë në top 10 vendet për t’u vizituar gjatë keti viti, Shqipëri pozicionohet saktësisht në vendin e pestë pas Nepalit, Kolumbisë, Kubës dhe Jordanisë. E duke lënë pas vendin e afërt ballkanik Rumaninë, e më tej El Salvadorin, ëellsin, Kenian dhe Sri Lankan.

Bëni një udhëtim në këtë kënd të Europës tani, përpara se ai të fitojë popullaritetin që meriton”, shkruan për Shqipërinë Martin Zatko, bashkëhartues i Rough Guide në Evropë. Duke shtuar më tej se, ndërsa Greqia dhe Kroacia janë stabilizuar në turizëm, Shqipëria mbetet ende një mister për shumicën e njerëzve. Por ata që shkojnë aty, do të gjejnë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si qyteti antik i Butrintit, apo plazhe të virgjër në brigjet joniane, liqene malorë të mrekullueshëm, arkitekturë otomane dhe njerëz miqësorë, që mund të të shoqërojnë në drejtimin e duhur për ta eksploruar këtë vend. Kryejeni këtë udhëtim para se pjesa tjetër e botës të realizojë atë që i mungon”, perfundojne fjalët dedikuar paraqitjes së vendit tonë në Rough Guides. Të shoqëruara edhe më një video mbi 2 minuta mbi Shqipërinë, me fragmente të përziera qytetesh, njerëzish, aspekte muzeale, terrene malore, por aspak nga bregdeti i famshëm shqiptar.

E çdo vit autorët dhe eksploruesit e Rough Guides përshkruajnë mijëra kilometra nëpër botë. E më pas propozojnë qytetet dhe vendet për t’u vizituar përgjatë një viti kur sapo ai ka nisur.

Klasifikimeve të Rough Guides i është referuar sot edhe prestigjiozja italiane “La Repubblica”, duke cituar se, edhe këtë vit spikasin vende befasuese, të ndryshme nga ato që këshillohen zakonisht, e ku janë përzgjedhur edhe vende emergjente dhe me kosto të ulët si Shqipëria dhe Rumania.