KRYEFAQJA » LAJME » Rradhë në postë për blerjet online
posta shqiptare, rradhe, blerje online

Rradhë në postë për blerjet online

Qytetarët të cilët duhet të tërheqin objekte postare të ardhura nga jashtë vendit shprehen të revoltuar pasi jo vetëm janë të detyruar që këto veprime ti kryejnë vetëm në Tiranë, por përballen edhe me orët e pritjes në rradhë për shkak të procedurave. Megjithatë, Posta Shqiptare deklaron se që nga 22 Gushti, qytetarët mund të kryejnë procedurën doganore pranë zyrave të saj në cdo qytet, pa qënë të detyruar të udhëtojnë drejt Tiranës. Nga ana tjetër, Posta Shqiptare duke ruajtur qëndrimin e saj se “tregtia online” duhet inkurajuar shprehet se pragu i përjashtimeve doganore duhet rritur për të reduktuar kostot dhe kënaqur pritshmëritë dhe nevojat e konsumatorëve vendas. Reagimi i Postës ka marrë shkas nga vendimi i qeverisë, që ka ulur tavanin për përjashtimin nga detyrimet doganore, në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit.