KRYEFAQJA » LAJME » Rrafshohet e quajtura Kisha e Shën Thanasit
Rrafshohet e quajtura Kisha e Shën Thanasit

Rrafshohet e quajtura Kisha e Shën Thanasit

E quajtur Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi është prishur mbrëmjen e së martës duke u gdhirë e mërkurë. Sipas dëshmitarëve rreth orës 2 të mëngjesit, punonjësit e INUV kanë prishur objektin. Më parë banorët u mblodhën para saj për të mos i lejuar inspektorët ndërtimorë të ndërhynin, por mëngjesin e së mërkurës gjithçka ishte kthyer në një grumbull mbeturinash. Ka reaguar menjëherë Kisha Ortodokse. Zëdhënësi i saj  Thoma Dhima quajti akt vandal të shtetit.
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama, lajmëroni “rilindje” për kishën e vjetër të Dhërmiut. Në një postim në rrjetin social Fejsbuk, ai shkruan: “Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe “garazhi” pa leje që e quajnë kishë!!! “. Postimin e tij kreu i qeverisë e shoqëron me një foto, të kishës së hershme të Shën Thanasit, të shkatërruar në vitin 1973 dhe objektit që shërben sot si kishë në Dhërmi. Çështja e Kishës së Dhërmiut, ishte në qendër edhe të një takimi që Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi të martën me ish-kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras.