KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rrëfime fotografike…
galerinë FAB në Tiranë

Rrëfime fotografike…

Thonë që fotografia është një mënyrë për ti dhënë formë përceptimit njerëzor”. Por për të bërë një fotografi të mirë, duhet një artist, një aparat, një apo më shumë subjekte dhe shumë fantazi. Pikërisht mbi këtë aksiom në galerinë FAB në Tiranë është improvizuar një studio fotografike për fotografët profesioniste dhe të rinjt që duan të ndjekin këtë magji si pasion apo si profesion. Dy balerinë si modele dhe dhjetëra aparate fotografike të teknologjisë më të fundit të industrisë përballë krijojnë një atmosferë të rrallë.

Workshopi mbi fotografinë ka rezultuar një takim gjatë të cilit del në pah rëndësia e teknologjisë por që gjithsesi një artist i mirë nuk do të bëhet skllav i teknologjisë digitale nëse ai i mëshon konceptit. Një artist i tillë është edhe fotografi italian Pino Friuli.

Ndërsa teknologjia është e rëndësishme Elton Koritari e vë theksin se njerëzit pavarësisht zhvillimit dixhital duhet ti kthejnë sytë nga fotografia e printuar.

Të rinjt por edhe fotografë profesionistë kanë mundur të prekin nga afër dhe provojnë instrumentat më të mirë profesionalë të sektorit të fotografisë: Hasselblad, Profoto, Leica, Eizo e Canon, duke përvijuar gjithë procesin e fotografisë nga shkrepja, përpunimi e deri në printimin e saj.