KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rregullat e reja për funksionimin e plazheve shqiptare
saranda, plazhet shqiptare, rregullat e reja

Rregullat e reja për funksionimin e plazheve shqiptare

Plazhe me qera deri në gjatësinë 5000 metra apo kategorizimi i tyre për herë të parë në ranor, shkëmbor, kombinim i të dyjave apo si plazh publik, janë disa nga risitë që pritet të sjellë në terren vendimi 356 i qeverisë i pak ditëve më parë për një rregullore të re “Për veprimtarinë e stacioneve të plazhit”.

Por që të mund të marri një hapësirë me qira, qiramarrësi duhet të pajisë plazhin me kulla vrojtimi çdo 250 metra, flamuj si shenja dalluese për zonat ku mund të lahesh, treguesit e thellësisë etj. Përparësi për të marrë hapësira plazhesh me qira do të kenë strukturat akomoduese që gjenden në bregdet.  Të drejtën e dhënies me qera e kanë bashkitë në gjithë zonat bregdetare të vendit të cilat  do të monitorohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.