KRYEFAQJA » LAJME » Rregullorja e re e menaxhimit të plazheve
Rregullorja e re plazheve

Rregullorja e re e menaxhimit të plazheve

Plazhe me qira deri në gjatësinë 5000 metra apo kategorizimi i tyre për herë të parë në ranor, shkëmbor, si kombinim i të dyjave apo si plazh publik janë disa nga risitë që pritet të sjellë në terren vendimi 356 i qeverisë i pak ditëve më parë për një rregullore të re për veprimtarinë e stacioneve të plazhit”.

Por që të mund të fitojë një hapësirë me qira, qiramarrësi duhet të pajisë plazhin me kulla vrojtimi cdo 250 metra, flamuj si shenja dalluese për zonat ku mund të lahesh, se sa është thellësia. Përparësi për të marrë hapësira plazhesh me qira do të kenë strukturat akomoduese që gjenden në bregdet. Por pas qiradhënieve, sa hapësirë publike parashikohet të mbetet në plazhet tona?

Janë bashkitë në gjithë zonat bregdetare të vendit që do të lëshojnë kontrata me qira dhe vendosin edhe kuotat, e bashkitë në këtë proces do të monitorohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.