KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëmbehet një avion i Egyptair
Rrëmbehet një avion i Egyptair

Rrëmbehet një avion i Egyptair

Një avion i Egyptair me 81 pasagjerë në bord që fluturonte nga Aleksandria në Kajro, është rrëmbyer mëngjesin e së martës. Lajmi është konfirmuar nga vetë linja ajrore përmes një postimi në Twitter. Piloti është kërcënuar nga një pasagjer i cili mban një brez me eksploziv. Ai ka detyruar avionin të ndryshojë kurs dhe të flutrojë drejt Qipros. Avioni është ulur në aeroportin e Larnaca të Qipros. Egyptair përmes një postimi në Twitter deklaroi se pas bisedimeve janë lënë të lirë shumica e pasagjerëve. Në avion janë ekuipazhi dhe 5 shtetas të huaj.