KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëmbimi i Egyptair nuk ishte akt terrorist, por akt dashurie
Rrëmbimi i Egyptair nuk ishte akt terrorist, por akt dashurie

Rrëmbimi i Egyptair nuk ishte akt terrorist, por akt dashurie

Eshtë duke përfunduar pa shumë probleme historia e rrëmbimit të avionit Egyptair. Mediat kanë publikuar fotografinë e personit që mori peng avionin me 81 persona në bord duke e detyruar të bëjë ulje emergjente në Qipro. Ai është identifikuar si Ibrahim Samaha rreth 59 vjeç. Ajo çfarë e ka detyruar atë të kryejë pengmarrjen, është një histori dashurie me një qipriote të quajtur Marina Paraschou me të cilën më parë ka qenë i martuar. Samaha ka kërkuar nga policia që të gjejnë gruan qipriote dhe t’ia sjellin në aeroport. Pasagjerët tashmë janë liruar dhe autoritetet konfirmuan se ngjarja nuk ishte një akt terrorist. Megjithatë ka ende mosmarrëveshje mes pengmarrësit dhe autoriteteve. Por gjithshka duket se do të shkojë drejt zgjidhjes.