KRYEFAQJA » LAJME » Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje
Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje

Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje

Shqipëria është përfshirë prej disa orësh nga rreshjet e shiut dhe dëbora në zonat malore. Sipas autoriteteve qeveritare situata më e vështirë paraqitet në Lezhë ku niveli i ujit është rritur ndjeshëm. Në disa zona banorët kanë kërkuar evakuimin e tyre, pasi ka filluar përmbytja.Në fushën e Zadrimës, nuk ka banesa nën ujë, por vetëm toka bujqësore. Edhe lumi Mat është fryrë duke rrezikuar dhe argjinaturën. Probleme raportohen dhe në Vau Dejës. Zona e Gomsiqes është izoluar për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ministri Edmond Panariti po ndjek nga afër situatën.
Në Tiranë rreshjet e shumta kanë sjellë rritjen e nivelit të përroit të Lanës, i cili në disa vende ka dalë nga shtrati. Në disa lagje të kryeqytetit është rritur ndjeshëm prania e ujit duke sjellë vështirësi në komunikim. Në Babrru janë evakuar 25 familje, ndërsa në Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pishëm.