KRYEFAQJA » LAJME » Rrëshqitje e rrezikshme toke në Klos të Mirditës
rreshqitja-e-dheut, ne-kukes, rruga e kombit, erozion, moti, toka

Rrëshqitje e rrezikshme toke në Klos të Mirditës

Një sipërfaqe toke prej më shumë se 30 mijë metra katrorë në fshatin Klos të Mirditës po rrëshket drejt autostradës së kombit. Toka mbi këtë autostradë ka pësuar çarje të thella disa metra dhe gjithashtu fundosje të mëdha. Kodra është hapur dhe po rrëshqet çdo ditë drejt autostradës së kombit, gjë që do të sillte pasoja të paimagjinueshme për automjetet që qarkullojne në këtë rrugë dhe për banorët të cilat kanë ndërtuar shtëpitë mbi këtë masiv lëvizës. Janë dhjetra mijëra metër kub dherëra dhe inerte të ndryshme që po avancojnë drejt autostradës pa pushim ndonëse me ngadalë. Fenomeni është tepër shqetësues dhe me një shkallë rreziku të paimagjinueshem. Lartesia nga ku po rreshqet ky masiv eshte rreth 100 metra dhe renia e tyre mbi autostrade do ta mbulonte teresisht ate pjese ku do te bjere. Ky fenomen sipas autoriteteve lokale ne Mirdite ka filluar qysh me ndërtimin e rrugës së kombit por jo në mënyrë aq të dukshme, por me kalimin e kohës rrëshqitja filloi të përparojë dhe nga infiltrimi i ujrave të shiut ndërmjet shtresave shkëmbore dhe dherave, situata u rëndua me shpejtësi dhe rrëshqitja po shpejton gjithnjë e më shumë.