KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëshqitje masive dheu në Shenzen të Kinës

Rrëshqitje masive dheu në Shenzen të Kinës

Së paku 91 persona janë shpallur të zhdukur në qytetin jugor Shenzhen të Kinës, si rezultat i një rreshqitje masive dheu që ka marr përpara dhe ka shembur shumë ndërtesa. Shtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat me plage të lehta pas rrëshqitjes së dheut në një park industrial. 33 ndërtesa, mes të cilave disa konvikte punëtorësh, fabrika e zyra, janë dëmtuar apo shkatërruar dhe mbuluar me dhe. Rrëshqitja ka mbuluar një sipërfaqe 60 mijë metra katrore kurse në disa vende lartësia e dheut ka arritur deri në 6 metra. Shenzheni është qendër e madhe industriale dhe një nga qytetet më të mëdha të Kinës.